MK   EN
ISO 9001:2008         ISO 14001:2004

ENERGJIA DHE KLIMA
Faza e parë e– hulumtimitFaza e dytë -e zbatimit

Projekti "Promovimi i praktikave të qëndrueshme bujqësore, efikasitet energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë në bashkësitë rurale në Republikën e Maqedonisë" - Agronergjia (faza e hulumtimit), e përfshiu një kërkimin apo hulumtim mbi disponueshmërinë e resurseve (sa resurset janë në dispozicion) për burimet e ripërtëritshme të energjisë në Republikën e Maqedonisë, të përshtatshme për investime të vogla .

Për qëllimet e projektit u angazhua një ekip i ekspertëve nga fakultetet e bujqësisë, pylltarisë, i makinerisë, i ndërtimtarisë dhe nga ASHAM-i (Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë), si dhe ekspertë nga dega e ekonomisë në procesin e hulumtimit të situatës në vend u përgatitën 12 studime për të hulumtuar se sa resurset janë në dispozicion të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitetit energjetik edhe atë:
  • Energjia e diellit
  • Energjia e erës
  • Energjia nga bio-masa
    • Shfrytëzimi i bio-masës nga pyjet
    • Shfrytëzimi i bio-masës nga mbeturinat e kulturave bujqësore
    • Prodhimi i i bio-gazit
    • Prodhimi i bio- lëndëve djegëse (karburanteve)
    • Kompostim (pleh)
  • Efikasiteti energjetik në fermë
    • Efikasiteti energjetik në fermat e shpendëve (avikulturës);
    • Efikasiteti energjetik në fermat e derrave;
    • Efikasiteti energjetik në fermat e deleve dhe të objekteve të përpunimit të qumështit në fermat;
    • Efikasiteti energjetik në prodhimtarinë e perimeve të hershme;
    • Ndërtim i eko-shtëpisë (shtëpisë ekologjike).

Studimet, japin rekomandime për shfrytëzimin e duhur dhe të rregullt të energjisë së ripërtëritshme në bashkësitë rurale, nëpërmjet të futjes në fuqi apo zbatimit të teknologjive të reja bashkëkohore për prodhim, si dhe kursim të energjisë duke zbatuar parimet e efikasitetit energjetik.

Projekti inicioi krijimin e një rrjeti të përbërë nga të gjitha subjektet aktive në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe të efikasitetit energjetik, dhe kursimin e energjisë në shtet dhe në rajon.

Të dhënat nga studimet dhe analizat janë në dispozicion të Qeverisë të Republikës të Maqedonisë, në procesin e formulimit të politikës dhe strategjisë për praktikat e qëndrueshme në bujqësi, në zonat rurale, edhe në fushën e energjetikës, si dhe janë në dispozicion për të gjithë subjektet e interesuar.


Faza fillestare e hulumtimeve: 1 dhjetor 2008 - 31 janar 2010


SIDA

  • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave
  • Ministria e Ekonomisë
  • Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • Ministria e Pushtetit Lokal
  • Fakulteti i Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqimit
  • Federata e fermerëve të Republikës së Maqedonisë
  • BNJVL-ja (bashkësia e njësive të vet-qeverisjes lokale)
bërë nga Kips com
CeProSARD @ 2008 - 2011
facebook     linkedin     email     sitemap