MK   EN
ISO 9001:2008         ISO 14001:2004

ENERGJIA DHE KLIMA




Projekti do të kontribuojë kah ngritja e vetëdijes dhe përmirësimi i diturive për ndikimin ndaj mjedisit jetësor dhe efikasitetit ekonomik në shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në bujqësi, si edhe kursimit të energjisë dhe efikasitetit energjetik në mjediset rurale në Maqedoni.

Në bazë të rekomandimeve nga studimet të përgatitura nga CeProSARD-i, projekti do të japë kahe dhe drejtime për shfrytëzim të duhur të burimeve të gatshme të ripërtëritshme të energjisë, të përshtatshëm për investime të vogla nëpërmjet të zbatimit të teknologjive ekzistuese dhe kursimin e energjisë përmes aplikimit të principeve të efikasitetit energjetik.

Me implementimin e këtij projekti, CeProSARD-i do ti lidh shfrytëzuesit dhe institucionet shtetërore të cilat sigurojnë mbështetje në këto sfera. Përveç kësaj, do të sigurojë edhe informata themelore për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit rural. Promovimi do të organizohet në mjediset rurale, ndërsa shfrytëzues do të jenë bujqit, organizatat bujqësore si edhe autoritetet lokale të cilat merret me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimit lokal. Në vetë projektin do të përgatitet material edukativ, i cili do të distribuohet në sesionet promovuese si edhe nëpërmjet të rrjetit i cili do të iniciohet dhe themelohet në kornizat e aktiviteteve të CeProSARD-it.


Мај 2009 – Маrs 2010


Banka Botërore
bërë nga Kips com
CeProSARD @ 2008 - 2011
facebook     linkedin     email     sitemap